FOTO/Një javë me vonesë, britanikët duartrokasin stafin mjekësor edhe pse rituali mbaroi

FOTO/Një javë me vonesë, britanikët duartrokasin stafin mjekësor edhe pse rituali mbaroi

08:57, 05/06/2020
A+ Aa A-

Të gjithë i mbajmë mend mbrëmjet kur të gjithë dilnin në dritare për të duartrokitur për stafin mjekësor dhe punën e tyre të palodhur në këto kohë pandemie.

Në disa vende, si Britania, ky trend zgjati më shumë dhe javën e kaluar ishte zyrtarisht e fundit për këtë ritual.

Por britanikët që nuk e kishin marrë këtë njoftim ishin të shumtë dhe mbushën rrjetet sociale me habinë e tyre.

Eventi u krye çdo të enjte në orën 8 të darkës që nga 25 marsi dhe britanikët nuk menduan se do t'i vinte fundi kaq shpejt.

Ndërsa shumica e vazhduan ritin dhe një javë më tepër, pasi nuk e dinin se kishte përfunduar, kishte dhe prej tyre që e bënë këtë pë shkak se nuk mendonin se falenderimi i stafit mjekësor duhet të ndalonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco