SpaceX nuk ndalet, dërgon 60 satelitë në hapësirë

SpaceX nuk ndalet, dërgon 60 satelitë në hapësirë

12:18, 04/06/2020
A+ Aa A-
Programi 'Starlink' i Elon Musk ka dërguar me sukses 60 satelitë në orbitë rreth Tokës.
SpaceX ka leje nga Fç për dërgimin e një konstalacioni prej 12,000 satelitëve dhe shpresohet se kjo do të sjellë në Tokë valë interneti për të gjithë banorët.
Ky dërgim e çon numrin total të satelitëve në orbitë në 482. Kompania thotë se do të jetë në gjendje të ofrojë një shërbim të moderuar kur të arrijë 800.
Ky projekt ka marrë kritika negative nga astronomët për shkak se ka zbehur pamjen naturale të qiellit të mbrëmjes. Kjo pasi satelitët janë shumë pasqyrues.
Si përgjigjie, SpaceX ka ndërtuar satelitë me një përqindje pasqyrimi më të ulët, në mënyrë që të duket më pak nga Toka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco