Ja cili do të jetë hiti i modës për verën 2020

Ja cili do të jetë hiti i modës për verën 2020

10:28, 04/06/2020
A+ Aa A-

Kjo është vetëm java e parë e qershorit, por që tani duket se një trend mode do ta shohim më shuëm se të tjerët.
Blogere të famshme instagrami në të gjithë botën, duke përfshirë Francën, Hollandën, Britaninë dhe Amerikën janë çmendur për bluzën e verdhë me shpatulla të ngritura.
Bluza vjen në ngjyra të ndryshme, por e verdha është më e pëlqyera deri tani.
Kjo zgjedhje mund të jetë ndikuar dhe nga bashkëpunimi i ikonës franceze të stilit, Camille Charriere, me markën. Ishte ajo që e bëri të verdhën pjesë të koleksionit, si një version për bamirësi.
Marka ka dyqane vetëm në New York dhe Paris, por mund të blihet dhe online, ku shitjet që tani kanë kapur shifra marramendëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco