Google hidhet në gjyq, akuzohet se vjedh informacionet e përdoruesëve

Google hidhet në gjyq, akuzohet se vjedh informacionet e përdoruesëve

09:20, 04/06/2020
A+ Aa A-
Google u hodh në gjyq ditën e martë për shkak të akuzave ndaj kompanisë se po ndërhynte në mënyrë të paligjshme në privatësinë e miliona përdoruesëve.
Besohet se Google e ka bërë këtë duke ndjekur historinë e kërkimit të tyre edhe kur përdoruesit zgjidhnin të navigonin 'incognito', pra në mënyrë private.
Avokatët e akuzojnë kompaninë e kërkimit se është kthyer në një vjedhës informacionesh.
Akuzat thonë: "Nëpërmjet përndjekjes së aktivitetit tuaj, Google njeh shokët tuaj, hobit, ushqimet e preferuara, filmat që sheh, dyqanet ku shkon më shpesh dhe madje edhe detajet më intime dhe të turpshme që ju kërkoni, edhe nëse jeni duke naviguar 'incognito'.
Deri më tani, çështja gjyqësore kërkon që Google të paguajë 5 miliardë dollarë si dëmshpërblim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco