Falcon 9 kthehet në Tokë pas udhëtimit historik drejt hapësirës

Falcon 9 kthehet në Tokë pas udhëtimit historik drejt hapësirës

08:28, 04/06/2020
A+ Aa A-
Pas një udhëtimi në orbitë, raketa Falcon 9 e SpaceX është kthyer më në fund në Tokë.
Raketa u ul në portin Canaveral në anijen-dron të quajtur 'Of Course I Still Love You' , pasi arriti të dërgonte astronautët e NASA-s, Bob Behnken dhe Doug Hurley në ISS, stacionin hapësinor ndërkombëtar me anë të kapsulës Crew Dragon në 30 maj.
Falcon 9 mbërriti në Tokë si një hero, pas udhëtimit historik që nuk kishte ndodhur prej pothuajse një dekade.
Astronautët Behnken dhe Hurley udhëtuan dhe 19 orë të tjera për në ISS, pas ndarjes me raketën Falcon 9.
Tashmë ata gjenden ende në ISS, ku u bashkuan me astronautët e tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco