Dërgoi astronautët në hapësirë, ja objektivi i rradhës i Elon Musk

Dërgoi astronautët në hapësirë, ja objektivi i rradhës i Elon Musk

12:26, 03/06/2020
Kur Elon Musk themeloi kompaninë e tij SpaceX në 2002 , qëllimi kryesor i i tij ishte të dërgonte njerëz në hapësirë.
Tani që astronautët e NASA-a, Robert Behnken dhe Douglas Hurley mbërritën me sukses në ISS, Musk duket se e ka plotësuar ëndrrën e tij 2 dekada të gjatë.
Por as qielli nuk është limiti për Musk, i cili ka shumë plane të tjera për kompaninë e tij.
Fillimisht ai planifikon të dërgojë një tjetër anije kozmike në hapësirë. Ajo quhet Crew-1 dhe do të mbajë 4 astronautë: Victor Glover, Michael Hopkins, Shannon ëalker dhe astronauti japonez Soichi Noguchi. 
Udhëtimi pritet të kryhet në 1 gusht.
ISS dhe udhëtimet në hapësirë nuk janë ttë majftueshme për Musk. Ai ka deklaruar se dëshiron të ndihmojë në krijimin e një kolonie njerëzore në Mars. 
Kur foli për mediat në lidhje me dërgimin e dy astronautëve në hapësirë, Musk u shpreh: "Jam shumë i emocionuar. Të mundohesh të krijosh fjali me kuptim tani është e pamundur. Mendoj që kjo është, me shpresë, hapi i parë drejt krijimit të një kolonie njerëzore në Mars."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco