Ekspertja e lidhjeve zbulon shenjën se partneri ju tradhëton

Ekspertja e lidhjeve zbulon shenjën se partneri ju tradhëton

10:36, 03/06/2020
A+ Aa A-
Ekspertja e lidhjeve ka identifikuar komandën e telefonit që mund të jetë shenjë se partneri yt po të tradhëton.
Telefonat 'e zgjuar' i mundësojnë përdoruesit që të fshehë mesazhet që i vijnë, kur telefoni është i kyçur. Në këtë mënyrë personi nuk mundet të lexojë se çfarë i kanë shkruar.
Për ta bërë këtë duhet të ndryshosh komandën e telefonit, kështu që nuk mund të jetë një veprim rastësor, por një i mirëmenduar për të fshehur diçka.
Ekspertja e lidhjeve, Debbie Rivers tha për FEMAIL: "Telefonat dhe platformat e rrjeteve sociale e bëjnë shumë më të lehtë për njerëzit që të tradhëtojnë. Kjo i lejon ata që të lidhen me persona që ndryshe nuk do të kishin patur mundësi."
Sondazhe të shumta kanë zbuluar se kjo komandë e përmendur më sipër është një tregues i heshtur i tradhëtisë së partnerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco