Austria vendos shndërrimin e shtëpisë së Hitlerit në komisariat policie

Austria vendos shndërrimin e shtëpisë së Hitlerit në komisariat policie

09:41, 03/06/2020
Austria ka shpalosur  planet për 'neutralizimin' e shtëpisë, ku lindi Hitleri, duke e shndërruar atë në një komisariat policie. E gjitha kjo për shkak se banesa ishte kthyer në një pikë turistike që tërhiqte shumë neo-nazistë.
Shtëpia e verdhë në cepin e një lagjie në qytetin austriak Braunau, në kufi me Gjermaninë, do të rimodelohet në mënyrë që të përputhet me pjesën tjetër të qytetit.
Restaurimi 5 milionë paundësh do të shndërrojë ndërtesën në një komisariat me ngjyra neutrale.
Gjithashtu do të shtohet një parking nëntokësor, nga kompania që fitoi konkursin për rimodelimin e banesës.
Qeveria beson se punimet do të mbarojnë në vitin 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco