Koronavirusi i shpëton jetën foshnjës 3 javëshe

Koronavirusi i shpëton jetën foshnjës 3 javëshe

09:13, 03/06/2020
A+ Aa A-
Një mama tregoi se si beteja me koronavirusin i shpëtoi jetën foshnjes së saj.
Kur ishte vetëm 3 javësh, Thomas Lovell u dërgua në spital për shkak të shqetësimit të prindërve se ai nuk po shtonte mjaftueshëm në peshë.
Ai u mendua se kishte koronavirus dhe u dërgua në spital për ta testuar. Ishte ky momenti kur skanerat zbuluan se përveç koronavirusit, foshnja kishte dhe një defekt serioz në zemër.
Thomas iu bë një operacion ditën e nesërme, pa të cilin mjekët thonë se ai nuk do të kishte mbijetuar.
E ëma, Sadie Lovell tregon për vuajtjen që përjetoi: "Në fillim nuk doja ta pranoja të vërtetën. I thosha vetes se ishte thjesht Covid dhe asnjë foshnje nuk kishte vdekur prej tij."
Tashmë Thomas është shëruar plotësisht dhe ka shtuar në peshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco