Objektet e prodhuara në vitet '90 që tani kushtojnë një pasuri

Objektet e prodhuara në vitet '90 që tani kushtojnë një pasuri

12:48, 02/06/2020
A+ Aa A-

Disa objekte që në vitet '90 mund të kenë qënë shumë të zakonshme, tani vlejnë shumë më tepër se çmimi i tyre fillestar.

Këto janë disa prej lodrave të prodhuara në vitet '90, të cilat nëse i keni ruajtur në një gjendje të mirë, mund t'ju bëjnë të pasur.

Vintage Sky Dancers
Kukullat Sky Dancers ishin kukulla të prodhuara në vitet '90, të cilat fluturonin në ajër me tërheqjen e një fije. Tashmë ato vlejnë më shumë se 220 dollarë.

Letrat Yu-Gi-Oh 
Këto letra tashmë kushtojnë shumë më tepër se në vitin e prodhimit të tyre. Në varësi të llojit të letrës, ato mund të shiten deri në $400,000 një kartë. 

Kurby
Kjo lodër në pamje të parë jo shumë tërheqëse mund të të gënjejë me pamjen e saj. çmimi i saj tashmë shkon deri në $1K. 

Kopja origjinale e Harry Potter
Nëse ju keni një kopje origjinale të librit Harry Potter mund të keni para jush një pasuri të tërë. Kopjet e botimit të parë me numër serie '10 9 8 7 6 5 4 3 2 1' shiten deri në $55,000. 

Lodra 'Playmobile'
çmimi i kësaj lodre varet nga fakti nëse i keni ruajtur të gjitha pjesët apo jo. Nëse keni qënë fëmijë shumë të rregullt, mund të bëheni me 400 dollarë shtesë në llogarinë tuaj.

Arushi 'Beanie Babies'
Ky arush, nëse është ruajtur në gjendje të mirë, mund të arrijë shifrën 80 dollarë për copë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco