Kuptimi i fshehur i flamurit të LGBTQ+

Kuptimi i fshehur i flamurit të LGBTQ+

14:38, 01/06/2020
A+ Aa A-
Flamuri origjinal i LGBTQ+ kishte 8 ngjyra në vend të 6 që ka sot. Ai u dizajnua nga artisti amerikan  Gilbert Baker dhe u valëvit për herë të parë në San Francisco në 1978.
Baker ishte homoseksual dhe artisti 'drag', por ideja për të krijuar një simbol përfaqësues të lëvizjes nuk ishte e tija. Ai pranoi se u nxit nga Harvey Milk, një nga zyrtarët e parë homoseksual në SHBA, për krijimin e simbolit të krenarisë së komunitetit gay.
Baker zgjodhi një flamur, pasi iu duk si forma më e pastër e krenarisë dhe zgjodhi ylberin për ngjyrat e tij, duke qënë se e shihte atë si flamurin natyral të qiellit.
Secila nga 8 ngjyrat ka një kuptim: roza e ndezur simbolizon seksin, e kuqja jetën, portokallia shërimin, e verdha diellin, jeshilja natyrëm, bojëqielli artin, indigo harmoninë dhe vjollca shpirtin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco