Ja pse ky vend po përdor drone për të dorëzuar ndihma

Ja pse ky vend po përdor drone për të dorëzuar ndihma

13:46, 01/06/2020
A+ Aa A-
Në Charlotte, Karolinën e Veriut, drone të bardhë që duke si aeroplanë të vegjël po mbushen me pajisje personale mbrojtëse dhe po hidhen në qiell për të ndihmuar një spital në luftën kundër COVID-19. 
Dronet të cilët kanë një perimetër krahësh prej 3 metrash, fluturojnë mbi lagje, një rezervuar dhe autostrada për të mbërritur së fundmi në spitalin Huntersville Medical Center. Në mbërritje 'raftet' e dronit hapen dhe dërgesa bie në tokë, në mënyrë që droni mund të kthehet në bazë për një mision tjetër.
Qendra Novant Health, e cila operon në 15 spitale, ku përfshihet dhe Huntersville Medical Center, nuk ka mungesë për sa i përket opsioneve të tjera të dorëzimit. Ajo e ka zgjedhur këtë mënyrë për të testuar dronet, pasi beson që mund të duhen në një tjetër krizë shëndeti.
Dorëzimi i pajisjeve mjekësore mund të jetë më sfidues në katastrofa natyrore apo destabilitet gjeopolitik, shprehet Angela Yochem, shefe në departamentin dixhital në Novant Health.
"Ne duhet të jemi të përgatitur për të thyer barrierat që lidhen me aksesin e pajisjeve dhe shërbimit. Nëse dorëzimet në një kohë shumë të shpejtë, në kohë kritike, është ajo që na nevojitet, ne duam që të jemi gati për të," thotë Yochem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco