Eci 2000 km në 10 ditë, gjeti tragjedi në fund të udhëtimit

Eci 2000 km në 10 ditë, gjeti tragjedi në fund të udhëtimit

09:34, 01/06/2020
A+ Aa A-
Rajesh Chouhan ka ecur 2000 km në 10 ditë. Këmbët e tij ishin të fryra dhe trupi i rraskapitur, por ai nuk mund të ndalonte.
Kur pandemia goditi Indinë, migranti u gjet në një nga qytetete e mëdha të vendit, ku shancet për mbijetesë gjatë karantinës ishin pothuajse zero.
Rreth 100 milionë banorë të zonave rurale mbetën të bllokuar pa kursime apo ushqime në qytetet e mëdha, me shpresën e vetme kthimin në shtëpi. 
Rajesh, një prej tyre, tregon për udhëtimin e mundimshëm gjatë të cilit humbi 10 kg.
Me transportin publik të mbyllur, ecja ishte e vetmja rrugë. Migranti tregon se shumë prej tyre u sëmurën rrugës, apo u kapën nga policia.
Sa më shumë që afroheshin me destinacionin, aq më shumë dobësoheshin ata. Në vetëm 30 km larg shtëpisë rajesh humbi ndjenjat dhe grupi e solli në vete me shumë vështirësi.
Në 2,3 km afër shtëpisë, ata u kapën nga policia. Shumë të dobët për të kundërshtuar u vendosën në karantinë. 
Tragjedia goditi grupin, kur një anëtar humbi jetën pak ditë më vonë nga pickimi i një gjarpëri. 
Rajesh tregon për CNN se ndihet me fat që arriti t'i mbijetonte udhëtimit të mundimshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco