Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Natyra dhuron spektakël në Tiranë

FOTO/ Natyra dhuron spektakël në Tiranë

18:38, 31/05/2020
A+ Aa A-

Natyra i dhuroi sot qytetarëve të Tiranës disa momente vërtetë magjike. Pas ditëve të ftohta, qiellit gri dhe shiut, kryeqytetasit sot shijuan disa minuta pamjen e mrekullueshme të ylberit.

Pas disa orëve reshje shiu pa pushim, u shfaq ylberi, i cili kënaqi banorët e Tiranës, të madh e të vogël.  Një spektakël i tillë nuk shihej prej shumë kohësh në Tiranë, ndërsa qytetarë të shumtë nxituan ti postojnë në rrjetet sociale.

Si krijohet ylberi?

Ylberi është një dukuri optike dhe meteorologjike i cili paraqitet në atmosferën e tokës, pas shiut, kur rrezet e diellit shkëlqejnë në pikat e imta të ujit. Ato marrin formën e një gjysmërrethi në të cilin duket spektri i 7 ngjyrave i cili nga ana e jashtme fillon me ngjyrën e kuqe dhe në anën e brendshme mbaron me ngjyrën vjollcë.

Ngjyrat e ylberit janë: vjollcë, e kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu dhe manushaqe.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco