SpaceX planifikon dërgimin e dy astronautëve në hapësirë sot, misioni rrezikon të shtyhet sërish për shkak të motit

SpaceX planifikon dërgimin e dy astronautëve në hapësirë sot, misioni rrezikon të shtyhet sërish për shkak të motit

14:19, 30/05/2020
A+ Aa A-

Kompania e Elon Musk, SpaceX, do të dërgojë sot dy astronautë amerikanë në hapësirë, për herë të parë në 9 vjet.

Misioni i parë i Falcon 9 ishte planifikuar për ditën e mërkurë, por u anullua në 17 minutat e fundit për shkak të problemeve me motin.

Parashikimi i motit për ditën e sotme është gjithashtu jo i shkëlqyer, por menaxherët e misionit do të marrin kësaj here një vendim më para se herën e fundit.

Falcon 9 është planifikuar të niset në orën 9.22 të darkës me astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken në një udhëtim 19 orësh për në ISS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco