Skeleti i varrosur 900 vjet më parë tashmë ka një fytyrë, teknologjia arrin të zbulojë pamjen e priftit mesjetar

Skeleti i varrosur 900 vjet më parë tashmë ka një fytyrë, teknologjia arrin të zbulojë pamjen e priftit mesjetar

12:29, 30/05/2020
A+ Aa A-

Gërmimet në një sit varrosje për priftërinjtë në katedralen Lincoln ka lejuar ekspertët që të zbulojnë fytyrën e një prifti mesjetar.

Burri ka vdekur rreth 900 vjet më parë dhe u zbulua i varrosur së bashku me një pjatancë dhe gotë që përdorej për të mbajtur bukën dhe verën eukaristike.

Objekte të ngjashme janë zbuluar në varrezat e shekujve XII dhe XIII.

Analiza mbi skeleton ka konfirmuar se prifti ishte mashkull, rreth 169 cm i gjatë dhe vdiq në moshën 35-45.

Artisti i mjekësisë ligjore, Hew Morrison, më pas përdori teknologjinë dhe skeletin e priftit për të rikrijuar një model që tregon si është dukur fytyra e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco