Një javë me fat të keq për SpaceX, anullimi i udhëtimit të Falcon 9 ndiqet nga shpërthimi i raketës Starship gjatë një testi

Një javë me fat të keq për SpaceX, anullimi i udhëtimit të Falcon 9 ndiqet nga shpërthimi i raketës Starship gjatë një testi

11:08, 30/05/2020
A+ Aa A-

Kjo nuk është java më me fat për SpaceX. Fillimisht dërgimi në hapësirë i Falcon 9 u anullua të mërkurën dhe tani një raketë Starship shpërtheu.

Prototipi me numër serial 4 u zhduk në flakë në sitin Boca Chica në Teksas ditën e premte, pak pasi motori u ndez për një testim.

Ky dështim i dytë shoqëroi dërgimin e Falcon 9 në hapësirë, i cili do të kishte qënë udhëtimi i parë në 9 vite që dërgonte njerëz në hapësirë nga Amerika.

Nisja është riplanifikuar për ditën e nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco