Misioni i NASA dhe SpaceX dështoi, por kostumet e astronuatëve jo, Elon Musk tregon se ka punuar me to për vite

Misioni i NASA dhe SpaceX dështoi, por kostumet e astronuatëve jo, Elon Musk tregon se ka punuar me to për vite

14:37, 29/05/2020
A+ Aa A-

Bota u zhgënjye kur dëgjoi lajmet se NASA dhe SpaceX u detyrua të anullonte misionin e dërgimit të Falcon 9 në hapësirë, por një yll tjetër u njoh nga kjo situatë, kostumet hapësinore unike të SpaceX.

Astronautët Robert Behnken dhe Douglas Hurley dolën nga zyrat qendrore me kostume të bardha, të cilat duken si një kombinim i një kostumi zyrtar dhe atë të një superheroi.

Elon Musk zbuloi se ai ka qënë duke punuar personalisht me kostumet hapësinore për 3-4 vjet. Ai tregon se pati gjithashtu ndihmë nga stilisti Jose Fernandez.

Fernandez, i cili ka punuar me kostumet e filmave me superheronj si 'The Avengers' dhe 'X-Men', tregon se Musk dëshironte që ekuipazhi të dukej më mirë me kostum se pa të, si një kostum serioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco