Heqja e karantinës rezulton më stresuese se vendosja e saj, psikoterapistja tregon problemet me të cilat do të përballemi

Heqja e karantinës rezulton më stresuese se vendosja e saj, psikoterapistja tregon problemet me të cilat do të përballemi

12:12, 29/05/2020
A+ Aa A-

Një psikoterapist ka zbuluar se si presioni i socializimit kur karantina të zhduket plotësisht mund t’i bëjë njerëzit që të ndihen të stresuar dhe në ankth.

Claire Goodwin-Fee nga Kent tregon se si mund të duhen javë, muaj dhe madje vite që njerëzit të kalojnë plotësisht efektet traumatike të karantinës.

Ajo zbulon se si njerëzit kanë shumë mundësi të ndihen të pasigurtë, të frikësuar dhe konfuz për rikthimin në rrethet shoqërore.

 Psikoterapistja këshillon që të vendosim objektiva të arritshëm dhe të mos bëjmë plane që mund të mos jemi në  gjendje t’i përballojmë emocionalisht. Mund të duhet një kohë e gjatë deri sa të ndihemi plotësisht rehat me jetën tonë të mëparshme dhe nuk duhet që ta shtyjmë veten në të para kohe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco