Nëse ju kanë bërë anestezi kur keni qënë adoleshentë, keni një mundësi më të lartë të bëheni të alkoolizuar, tregon studimi

Nëse ju kanë bërë anestezi kur keni qënë adoleshentë, keni një mundësi më të lartë të bëheni të alkoolizuar, tregon studimi

15:55, 28/05/2020
A+ Aa A-

Njerëzit kanë më shumë mundësi të bëhen të alkoolizuar nëse u janë dhënë anestetikë për të bërë operacione kur kanë qënë adoleshentë, tregon një studim.

Ekspertë nga New York e testuan studimin te minjtë. Duke ekspozuar minjtë adoleshentë ndaj anestetikëve, zbuluan se sillte të njëjtat ndryshime në sjellje si ekspozimi ndaj alkoolit.

Kjo solli një dëshirë më të madhe për të pirë alkool.

Anestetikët përdoren rëndom në spitale dhe u jepen njerëzve pavarësisht moshës, që nga fëmijët e deri te të rriturit.

Por ky studim i fundit tregon se mund të mos jetë alternativa më e mirë dhe më e shëndetshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco