Mund të dëgjojë sytë teksa lëvizin dhe rrahjen e zemrës, sindroma e çuditshme e 24 vjeçares

Mund të dëgjojë sytë teksa lëvizin dhe rrahjen e zemrës, sindroma e çuditshme e 24 vjeçares

15:31, 28/05/2020
A+ Aa A-

Një grua, 24 vjeç, së cilës doktorët i thanë se ishte shumë e shëndetshme, është diagnostikuar me një sindromë të rrallë që e bën atë të dëgjojë organet e saj teksa lëvizin brenda trupit.

Tenika Nicotra mund të dëgjojë tingullin e rrahjes së zemrës së saj dhe lëvizjes e syve, një simptomë e pakëndëshmë e sindromës ‘Superior Canal Dehiscence Syndrome’ (SCDS).

Ajo e ndjeu këtë për herë të parë kur iu bllokua veshi në mënyrë të rastësishme.

“Ishte një ndjesi e tmerrshme dhe shumë e zhurmshme, e kisha të ëvshtirë të flija,” tregon ajo për gjendjen e saj.

Kjo sindromë mund të korrigjohet me një ndërhyrje në tru, por nuk ka garanci që do të funksionojë. Tenika zgjodhi të mos e kryejë atë dhe po mëson si të përshtatet me simptomat e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco