Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

 Pandemia u anullon dasmën, mjeku dhe infermierja martohen në spital para stafit

Pandemia u anullon dasmën, mjeku dhe infermierja martohen në spital para stafit

11:02, 27/05/2020
A+ Aa A-

Një doktor dhe një infermiere, të cilëve iu desh të anullojnë dasmën e tyre për shkak të koronavirusit, ia dolën më në fund të martohen.

Jann Tipping dhe Annalan Navaratnam zgjodhën spitalin ku ata punonin si sallën e dasmës dhe lidhën kurorë para të gjithë stafit mjekësor.

Falë një dëshmitareje, e cila e shpërndau ceremoninë live, miqtë dhe familjarët e tyre mundën të ishin pjesë e ditës së tyre.

Mjeku dhe infermierja nuk lejuan pandeminë t’i ndalte nga celebrimi i dashurisë së tyre dhe në vend që ta anullonin apo shtynin, e festuan dasmën në këtë mënyrë kreative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco