Kompania britanike nis shitjet e testeve të koronavirusit që bëhen në shtëpi, shkencëtarët paralajmërojnë kundër tyre

Kompania britanike nis shitjet e testeve të koronavirusit që bëhen në shtëpi, shkencëtarët paralajmërojnë kundër tyre

14:07, 21/05/2020

Shkencëtarët kanë paralajmëruar publikun të mos blejë teste koronavirusi që mund të bëhen në shtëpi për shkak se mund të japin rezultate të gabuara.

Ende nuk është krijuar besueshmëri te to dhe për më tepër ende nuk dihet nëse një person është imun ndaj sëmundjes pasi është shëruar prej saj.

Kompania ‘Superdrug’ u bë e para që shiti testet e koronavirusit ditën e djeshme, të cilat kushtojnë 69 paundë.

Ide për testimin e njerëzve me anë të testeve të tilla që përdorin anti-trupat janë hedhur që në fillimin e pandemisë, por duket se ato ende nuk kanë fituar besueshmëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco