Infermierja ruse që u bë virale brenda natës, veshi vetëm të brendshme poshtë kostumit mbrojtës transparent

Infermierja ruse që u bë virale brenda natës, veshi vetëm të brendshme poshtë kostumit mbrojtës transparent

11:49, 21/05/2020

Infermierja ruse që u disiplinua pasi veshi vetëm të brendshme poshtë kostumit transparent mbrojtës në spital, shprehet se ka frikë se do të humb punën, pasi fotot e bëra nga pacientët u bënë virale.

Kolegë, doktorë dhe politikanë kanë ardhur në mbrojtjen e saj, duke akuzuar drejtorët e spitaleve që nuk i sigurojnë stafit mjetet mbrojtëse të duhura.

Infermierja nuk veshi asgjë me përjashtim të të brendshmeve poshtë kostumit mbrojtës, pasi tregon se ai krijonte shumë nxehtësi dhe nuk mund të punonte me më shumë rroba poshtë.

Spitali ku ajo punon ka deklaruar se do ta disiplinojë atë, por ende nuk dihen masat që do të merren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco