Studimi i përbashkët mes MIT dhe Harvard zbulon enzimën e rinisë, ndihmon në përmirësimin e ADN-së së degjeneruar nga plakja

Studimi i përbashkët mes MIT dhe Harvard zbulon enzimën e rinisë, ndihmon në përmirësimin e ADN-së së degjeneruar nga plakja

15:46, 20/05/2020

Një studim i përbashkët nga MIT dhe Harvard ka identifikuar një enzimë që mund të ndihmojë në kthimin mbrapsht të efekteve të dëmtimit të ADN-së që lidhen me plakjen apo sëmundje si ajo e Alzheimer.

Kërkuesit, të drejtuar nga Li-Huei Tsai i MIT dhe Stephen Haggarty i Harvard, identifikuan një enzimë të quajtur HDAC1 që mund të ndihmojë në riparimin e fijeve  8-oxoguanine të ADN-së. Janë pikërisht këto fije që lidhen me degjenerimin e ADN-së për shkak të moshës apo Alzheimer-it.

Testet e kryera mbi fije me më pak prej tyre shfaqën një performancë kognitive të përmirësuar, kujtesë më të mirë dhe një ndërgjegjësim më të lartë.

Kjo teori është testuar vetëm te minjtë, por kërkuesit kanë shpresë se shumë shpejtë eksperimentet mund të zgjerohen. Dy drejtuesit e kërkimit u shprehën se ky zbulim mund të ndihmojë njerëzimin në një gamë ekstremisht të gjërë, pasi shumica e sëmundjeve që prekin njerëzit kanë të bëjnë me degjenerimin e ADN-së si pasojë e plakjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco