Studimi zbulon arsyen e vërtetë pse meshkujt filluan të mbanin mjekrra, qëllimi shumë më praktik se sa mendohej

Studimi zbulon arsyen e vërtetë pse meshkujt filluan të mbanin mjekrra, qëllimi shumë më praktik se sa mendohej

13:49, 20/05/2020

Mjekrrat janë tipari më i dukshëm i dimorfizmit seksual, ndryshimit fizik mes meshkujve dhe femrave.

Por qëllimi i tyre ka qënë një enigmë dhe shumë kërkues kanë besuar me vite se arsyeja e mabjtjes së tyre ishte për tu bërë më tërheqës ndaj femrave.

Një studim i ri ka zbuluar se ka një qëllim shumë praktik që qëndron pas tyre dhe ky është zbutja e një grushti të mundshëm.

Kërkues nga universiteti i Utah u përpoqën të kuptonin nëse një mjekërr ishte e aftë të përballonte një grusht dhe ta zbuste atë apo jo.

Eksperimentet që ata krijuan në laborator arritën në përfundimin e mësipërm. U zbulua se mjekrra në të vërtetë thithte energji gjatë një grushit duke e zbutur atë dhe ndikimin që ai do të kishte në një pjesë delicate si nofulla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco