Indoneziani jeton në dhimbje të vazhdueshme pasi shenja në fytyrë u shndërrua në tumorin 40 kilogram

Indoneziani jeton në dhimbje të vazhdueshme pasi shenja në fytyrë u shndërrua në tumorin 40 kilogram

13:04, 07/05/2020
A+ Aa A-

Një indonezian që jeton në dhimbje të vazhdueshme për shkak të një tumori gjigant që është rritur nga fytyra e tij deri në stomak po shpreson për një operacion që t’i shpëtojë jetën.

Andriadi Putra, 34 vjeç, ka vështirësi me të ushqyerit dhe të folurit për shkak të tumorit.

Ai është përhapur në shtresa të shumta dhe Putra, nga Medan, Indonezi, shpesh e mbulon pjesën më të madhe poshtë një bluze të gjërë.

Ai vuan nga Neurofibromatoza, një sëmundje gjenetike që ndikon në rritjen dhe zhvillimin e qelizave.

Fillimisht ai dalloi vetëm një njollë në fytyrë, por ajo u zhvillua në tumorin që ka tani.

Putra ka vështirësi në frymëmarrje dhe nuk mund të ecë për shkak të peshës së tumorit, e cila arrin deri në 40 kg.

Ai rri prej 2 vitesh në shtëpi, pasi nuk mundet më të punojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco