Infermieret, superheroinat e epokës/Artisti i rrugës Banksy krijon veprën në nder të stafit mjekësor

Infermieret, superheroinat e epokës/Artisti i rrugës Banksy krijon veprën në nder të stafit mjekësor

10:36, 07/05/2020
A+ Aa A-

Një krijim i ri i artistit misterioz të rrugës, Banksy, është shfaqur në spitalin qendror të Southampton si një formë e shprehjes së falenderimit për punën e vështirë të stafit mjekësor gjatë pandemisë.

E titualluar 'Game Changer' piktura simbolizon fundin e një epoke dhe fillimin e një të reje. Në të shihet një djalë i vogël që luan me lodra. Tashmë figurinat e superheronjëve janë në kosh dhe lodra e tij e preferuar është ajo e një infermiereje. Kjo e fundit është pajisur nga artisti me një pelerinë heroi.

Vepra është bardhë e zi me përjashtim të kryqit në uniformën e infermieres, i cili ësht i kuq.

Banksy komentoi për stafin:”Faleminderit për atë që po bëni. Shpresoj që kjo ta bëjë vendin pak më me dritë, edhe pse është e gjitha bardhë e zi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco