Mbrëmjen e sotme qielli do të ndizet flakë, shiu i meteorëve ‘Eta Aquariid’ do ta mbushë me dhjetëra ‘yje që bien’

Mbrëmjen e sotme qielli do të ndizet flakë, shiu i meteorëve ‘Eta Aquariid’ do ta mbushë me dhjetëra ‘yje që bien’

15:48, 05/05/2020
A+ Aa A-

Shiu i meteorëve ‘Eta Aquariids’ do të ndriçojë qiellin natën e sotme, duke e mbushur atë me 40 yje që bien për një orë, teksa Toka kalon gjurmët e lëna nga kometa Halley.

Eventi i përvitshëm ndodh që në mesin e prillit deri në fund të majit, ndërsa meteorët e ndarë nga kometa qindra vite më parë digjen në atmosferë.

Astronomët u shprehën se për ta parë shfaqjen duhet të marrësh një karrige të rehatshme dhe të ulesh jashtë për orë të tëra, por nuk është nevoja për dylbi apo teleskopë.

Shiu i meteorëve shihet më mirë në hemisferën e Veriut, por mund të shihet nga çdo vend në Tokë, nëse moti e lejon këtë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco