Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Sindroma Pika, varësia që i bën njerëzit të hanë çdo gjë, që nga gurët e deri te vetë lëkura e tyre

Sindroma Pika, varësia që i bën njerëzit të hanë çdo gjë, që nga gurët e deri te vetë lëkura e tyre

14:54, 05/05/2020
A+ Aa A-

Imagjinoni sikur sapo ju të kthenit kokën për një sekondë, fëmija juaj të merrte një gur dhe ta hante.

Ky është realiteti për familjet, fëmijët e të cilëve vuajnë nga sëmundja ‘pica’, një çregullim i të ngrënit që shkakton një dëshirë të papërmbajtshme për të ngrënë objekte të pangrënshme.

Fëmijët me këtë sindromë mund të hanë gjithçka që nga flokët e tyre, tela, gurë dhe madje edhe lëkurën e tyre.

Kjo sindromë është si një varësi dhe mund të shkaktojë komplikacione të ndryshme. Fëmija mund të hajë objekte toksike apo të dëmshme dhe mund të dëmtojë dhëmbët apo organet e brendshme nga fortësia e objektit. Gjithashtu mund të vuajë nga defiçiti i kalorive apo marrja e kalorive në një sasi shumë të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco