Zbulohen makthet e kampit nazist për fëmijë, kërkimi nxjerr në dritë të vërtetat e shëmtuara

Zbulohen makthet e kampit nazist për fëmijë, kërkimi nxjerr në dritë të vërtetat e shëmtuara

14:14, 05/05/2020
A+ Aa A-

Horroret e kampit të vetëm të Gjermanisë naziste për fëmijë janë zbuluar në detaje si pasojë e një vizualizimi të ri.

Kërkues nga instituti polak ‘Institute of National Remembrance’ lidhën së bashku informacione të ndryshme për të kuptuar funksionimin e kampit për fëmijë në Lodz, ku qindra fëmijë janë rrahu për vdekje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fotografi të vjetra dhe dëshmi të të mbijetuarëve treguan se si fëmijët viheshin të flinin me rroba të holla në shtëpi druri që nuk i mbronin nga të ftohtit. Çarçafët e tyre ishin të mykur nga urina, pasi të trembur nga makthi që u priste të nesërmen fëmijët e bënin në krevat.

Vdekjet e shumta justifikoheshin me tuberkulozin si shkak, por në fakt ishte uria dhe torturat e vazhdueshme.

Dokumentat treguan se fëmijët detyroheshin të laheshin jashtë në borë me një pompë e pa sapun, kështu që morrat ishin një realitet për ta. Por kjo ishte gjithashtu e dënueshme me heqjen e ushqimit apo rrahje.

Drejtuesit e kampit u dënuan pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por ende ka shumë fëmijë, fati i të cilëve nuk u mor vesh kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco