Pandemia mbyll kishat, prifti irlandez dëgjon rrëfimet e besimtarëve në parking

Pandemia mbyll kishat, prifti irlandez dëgjon rrëfimet e besimtarëve në parking

13:36, 05/05/2020
A+ Aa A-

Kishat në Irlandë janë mbyllur për të ndihmuar në uljen e kurbës së koronavirusit, por një prift ka gjetur një mënyrë për tu siguruar që besimtarët të heqin mëkatet e tyre nga ndërgjegjia.

Një foto e pankartës së shkruar nga një prift në Dublin ka çmendur Twitterin. Ai aty ka shkruar se ofron rrëfime në një parking makinash, ku ka vënë dhe dy karrige 2 metra larg njëra-tjetrës, për të ruajtur distancën e sigurisë.

Prifti u ul në parkingun jashtë kishës St Mark's Church në Tallaght, South Dublin dhe dëgjoi besimtarët të rrëfeheshin.

Fotoja e priftit është komentuar nga shumë njerëz, të cilët bien dakord se skena duket si të ishte nga një film.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco