Policia ndalon 5-vjeçarin në autostradë, por shkonte të blinte një ‘Lambo’

Policia ndalon 5-vjeçarin në autostradë, por shkonte të blinte një ‘Lambo’

13:34, 05/05/2020
A+ Aa A-

Një 5-vjeçar u kap teksa po drejtonte makinën e së ëmës.

Ai ishte rrugës për të blerë një Lamborghini në Kaliforni, me 3 dollarë në xhep, kur u ndalua nga policia e Utah.

Djali u largua nga shtëpia me makinën e nënës së tij, pas një zënke që pati me këtë të fundit, pasi ajo i tha se nuk do t’i blinte atij një Lamborghini.

Në një postim në Twitter, policia tha se e kishte ndaluar 5-vjeçarin në autostradë, teksa po lëvizte me rreth 50 km/h.

‘Sa vjeç je? Je 5 vjeç?’, mund të dëgjohet oficeri i policisë Rick Morgan në pamjet e regjistruara nga kamera në trup. ‘Wow… ku ke mësuar t’i japësh makinës?’.

Teksa e rrëfeu ndodhinë për KSL-TV, oficeri tregoi se djali ishte tërhequr në cep të sediljes në mënyrë që të arrinte pedalen e frenave për ta mbajtur automjetin të ndaluar ndërkohë që e kishte ndaluar policia.

5-vjeçari i tregoi oficerit se plani i tij ishte që të shkonte në Kaliforni, rreth 1 mijë e 300 kilometra nga shtëpia e tij në Ogden, Utah, për të blerë një Lamborghini për vete.

‘Mund të haste probleme me blerjen, për shkak se në portofol kishte vetëm 3 dollarë’, shtoi në postimin e tij në Twitter polici.

Çmimi fillestar për një Lamborghini të ri është rreth 200 mijë dollarë.

Nga e gjithë kjo ndodhi e pazakontë, fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Ndërkohë prokuroria lokale pritet që të vendosë nëse do të ngrejë ose jo akuzë ndaj prindërve, të cilën nuk ndodheshin në shtëpi dhe për 5-vjeçarin kujdeseshin motrat dhe vëllezërit e tij./tvklan.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco