VIDEO/ Sabotazh ndaj British Airways, avionët mbushen me 5 tonë shkumë

VIDEO/ Sabotazh ndaj British Airways, avionët mbushen me 5 tonë shkumë

12:35, 05/05/2020
A+ Aa A-

Dy avionë të British Airways u gjetën të mbuluar në 5 tonë shkumë duke lënë pas një faturë pastrimi shokuese, teksa stafi akuzon punonjësit për ‘sabotazh’.

Avionët Boeing 777 dhe 787 ishin të mbuluar nga shkumë nga fikëset e zjarrit në aeroportin Heathrow të Londrës ditën e dielë.

Javën e kaluar u njoftua se deri në 12,000 punë do të humbin në kompaninë British Airways, shifër që përfaqëson më shumë se çerekun e stafit.

Disa nga 931 inxhinierët, ku përfshihen dhe ata që do të humbnin punën, ishin në skenën e krimit të dielën, sipas një raporti. Çështja ende nuk është mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco