Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/Miu shijon vetëm pak sekonda liri, kapet nga skifteri sapo burri e nxjerr nga çarku

VIDEO/Miu shijon vetëm pak sekonda liri, kapet nga skifteri sapo burri e nxjerr nga çarku

10:29, 04/05/2020
A+ Aa A-

Një mi mundi të shijonte vetëm pak sekonda liri para se të kapej sërish nga një skifter.

Në një video që u filmua të premten në Minneapolis, Minnesota, një burrë shihet duke u përgatitur të lirojë një mi, pasi e ka kapur atë në një çark.

Miu menjëherë vrapon me shpejtësi, teksa burri dhe djali i tij 6 vjeçar e ndjekin me sy. Por për punë sekondash, një skifter ia doli të kapte një vakt të lehtë.

Sipas burrit, miu kishte javë të tëra që hante thërrimet që i binin vajzës së tij 1 vjeçare në shtëpi, para se ai të vendoste ta kapte me një çark. Por djalit të vogël i kishte ardhur keq për të dhe kështu babai e liroi.

Fatkeqësisht liria e miut nuk ishte afatgjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco