Nuk është kurrë vonë për të ndjekur ëndrrat, 96 vjeçarja bëhet pjesëmarrëse në Britain’s Got Talent

Nuk është kurrë vonë për të ndjekur ëndrrat, 96 vjeçarja bëhet pjesëmarrëse në Britain’s Got Talent

15:50, 02/05/2020
A+ Aa A-

Deri në moshën 90 vjeç, shumica e njerëzve e kanë përjetuar pjesën më të madhe të eksperiencave që kanë pasur në listë.

Por Nora Barton, 96 vjeç, do të plotësojë së shpejti ëndrrën e saj dhe do të këndojë në sallën e ‘London Palladium’, duke u bërë kështu pjesëmarrësja më e moshuar Britain's Got Talent.

Ajo do të performojë këngën ‘The Loveliest Night Of The Year’. Kjo këngë është pjesë e kolonës zanore të filmit ‘The Great Caruso’ të vitit 1951.

Nora do të këndojë së bashku me të bijën, Pam Dimbleby, 65 vjeç, e cila do ta shoqërojë në piano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco