Prifti trendi që po modernizon kishën, predikon në faqen e instagramit dhe në rrugë

Prifti trendi që po modernizon kishën, predikon në faqen e instagramit dhe në rrugë

13:59, 01/05/2020
A+ Aa A-

Një prift i ri ka vendosur që të ndryshojë imazhin e kishës dhe ta sjellë atë në të tashmen e dixhitalizuar.

Ai ka një faqe instagrami, ku falë postimeve rreth udhëtimeve të tij në mision fetar, ka fituar qindra ndjekës.

Pat Allerton, prift në Notting Hill, është bërë hit në instagram me mënyrën modern si ai e sheh fenë, sidomos tani gjatë pandemisë së koronavirusit.

Prifti tërheqës del në rrugët e qytetit për ta sjellë kishën te njerëzit, duke qënë se pandemia nuk lejon të kundërtën.

Ai luan muzikë në rrugë dhe këndon këngë fetare, para se të ftojë njerëzit të luten. Pat shprehet: “Unë jam këtu për të gjithë, besimtarë apo jo. Unë dua thjesht që njerëzit të dinë se edhe në rrugicat më të errëta ka dritë, ka shpresë dhe ka një Zot që është këtu për të ndihmuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco