Guri që kushton 2 milionë dollarë, del në shitje meteoriti hënor

Guri që kushton 2 milionë dollarë, del në shitje meteoriti hënor

13:21, 01/05/2020
A+ Aa A-

Një gur 13 kg nga Hëna, më i madh se çdo gjë e sjellë më parë në Tokë nga astronautët e NASA-s, është tashmë në shitje dhe besohet të kapë vlerën 2 milionë dollarë.

Guri i rrallë është në shitje në shtëpinë e ankandit ‘Christie's auction house’. Thuhet se ai është guri hënor i pestë për nga madhësia që është në shitje private.

Guri ka ardhur nga sipërfaqja e Hënës, pasi kjo e fundit ëshë goditur nga një asteroid apo kometë. Kjo gjë bëri që guri hënor të mbërrinte në Tokë.

Ai u gjet në shkretëtirën e Saharas dy vjet më parë dhe, me vetëm 650 kg meteorite hënorë ekzistuese në Tokë, është një nga substancat më të shtrenjta në planet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco