Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Vendosja e karantinës më e suksesshme se ç’duhej, njerëzit kanë frikë të kthehen në normalitet

Vendosja e karantinës më e suksesshme se ç’duhej, njerëzit kanë frikë të kthehen në normalitet

11:17, 01/05/2020
A+ Aa A-

Drejtuesë të shumë shteteve në botë patën vështirësi të bindnin popullinë të izolohej në fillim të pandemisë. Tani ata kanë frikë se kanë qënë më të suksesshëm se ç’duhet.

Mesazhet për qëndrimin në shtëpi të banorëve mund të kenë pasur një ndikim aq të madh sa besohet se kthimi në normalitet do të jetë i vështirë.

Një sondazh i bërë në Britani tregoi se 61% e pjesëmarrësve do të ishin nervozë dhë të frikësuar rreth frekuentimit të lokaleve dhe restoranteve, edhe nëse karantina ngrihet. Popullsia britanike besohet të jetë ndër më të shqetësuarat, pasi një e katërta e saj besojnë se karantina nuk duhet ndalur.

Raporte tregojnë se njerëzit që janë kthyer në punë janë diskriminuar nga fqinjët e tyre.

Pothuajse gjysma e popullsisë britanike nuk mendon se fëmijët duhet të nisin shkollën, ndërsa transporti publik ngjall frikë te 61% e tyre.

Sir David Spiegelhalter, professor në fushën e statistikave dhe këshillues i qeverisë britanike u shpreh: “Është më e lehtë t’i trembësh njerëzit që të izolohen, sesa t’i bindësh se gjendja është e sigurtë. Metodat tona duket se kanë qënë më të suksesshme se ç’duhet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco