Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Infermierja shpëton 13 pacientët me demencë nga vdekja, ja si ata mundën COVID-19 falë saj

Infermierja shpëton 13 pacientët me demencë nga vdekja, ja si ata mundën COVID-19 falë saj

10:35, 01/05/2020
A+ Aa A-

Një infermiere në linjën e parë me koronavirusin ka shpëtuar jetën e 13 pacientëve me demencë.

Maria Spollin drejton qendrën komunitare fetare në West Bridgford, Nottingham, ku ajo ndihmoi 13 persona të shëroheshin nga koronavirusi.

Pesë nga 50 banorët e qendrës u testuan pozitivë për virusin në 22 mars dhe 8 të tjerë shfaqën simptoma.

Maria kishte punuar për 20 vjet në spitalin Glenfield, Leicester, edhe gjatë pandemisë së gripit të derrit, kështu që e përdori këtë eksperiencë për të ndihmuar pacientët e saj me demencë.

Duke përdorur njohuritë e marra gjatë punës së saj, infermierja ndau pacientët e sëmurë nga ata të shëndetshëm në zona të veçanta të qendrës.

Metodat e saj të izolimit funksionuan dhe të 13 pacientët arritën të shëroheshin.

Një prej personave me demencë që u shëruan nga koronavirusi ishte dhe ish brigadier i ushtrisë, Peter Stivenson, i cili falë punës së infermieres arriti të festonte ditëlindjen e tij të 86-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco