Karantina i lë pa pastruese, më të pasurit tregojnë ‘vuajtjet’, që nga ndërrimi i letrës higjienike te larja e rrobave e kujdesi për fëmijët

Karantina i lë pa pastruese, më të pasurit tregojnë ‘vuajtjet’, që nga ndërrimi i letrës higjienike te larja e rrobave e kujdesi për fëmijët

14:36, 29/04/2020
A+ Aa A-

Shumë nga ne e kanë përdorur karantinën si një mundësi për të mësuar aftësi të reja, si qendisja, gatimi, mësimi i një gjuhe të huaj, etj.

Por për pjesën më të privilegjuar ekonomikisht të shoqërisë, e cila është mësuar me praninë e një stafi që e ndihmon edhe për detyra mjaft bazike, periudha e izolimit ka kërkuar një kurs për të mësuar aktivitete që për shumicën janë pjesë të rutinës.

Lucy Challenger,  CEO e Polo and Tweed, një agjencie që rekruton stafin përkujdesës për më të pasurit, tregon ‘vuajtjet’ e klientëve të saj.

 

Që nga kërkimi i këshillave se si të lajnë rrobat, të gatuajnë për familjen e tyre apo të kujdesen për fëmijët e tyre, Lucy ka marrë kërkesa nga më të ndryshmet.

Një klient e ka pyetur se si të ndërrojë tubetin e letrës higjienike, ndërsa të tjerë tregojnë se po mbyten në rroba të palara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco