VIDEO/Rikthehet mjeku i murtajës, policia kërkon personin e veshur me kostumin e frikshëm

VIDEO/Rikthehet mjeku i murtajës, policia kërkon personin e veshur me kostumin e frikshëm

14:12, 29/04/2020
A+ Aa A-

Policia britanike është duke kërkuar për një person, i cili është parë të ecë disa ditë rresht i veshur si një doktor murtaje i shekullit të 17-të, gjatë karantinës së koronavirusit.

Banorë në Norëich e kanë parë personin të veshur në një mantel të zi, kapele të zzeë të gjatë dhe një maskë me një sqep.

Ky kostum paraqet mënyrën se si mjekët visheshin në Europën e goditur nga murtaja. Ata mendonin se një sqep i lyer me lavandër do t’i mbronte nga infektimi.

Personi momentalisht kërkohet nga policia, për shkak të ankesave të banorëve për të. Ata besojnë se ai mund të trembë fëmijët dhe të moshuarit apo mund të jetë një rrezik për komunitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco