Një vaksinë kundër koronavirusit që në shtator? Universiteti i Oksford tregon rezultatet premtuese

Një vaksinë kundër koronavirusit që në shtator? Universiteti i Oksford tregon rezultatet premtuese

12:58, 28/04/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët në universitetin Oxford janë shprehur se janë një hap më pranë zhvillimit të një vaksine që do të ndalojë përhapjen e koronavirusit.

Muajin e kaluar u panë rezultate premtuese pasi 6 majmunëve iu injektua një dozë e vetme e vaksinës së krijuar nga universiteti.

Kjo do të thotë se një testim i ri vaksine që do të përfshijë 6000 pjesëmarrës do të fillojë në fund të muajit që vjen, në një përpjekje për të treguar se vaksina është e sigurt dhe efektive.

Në rast të një aprovimi emergjence, disa milionë doza mund të jenë gati që në shtator, nëse gjithçka shkon sipas planit, raporton The New York Times.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco