Ekspertja australiane jep shpresë: ’10 minuta në diell ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit me COVID-19’

Ekspertja australiane jep shpresë: ’10 minuta në diell ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit me COVID-19’

11:44, 28/04/2020
A+ Aa A-

Një eksperte shëndeti australiane ka treguar se të dalësh në diell qoftë dhe për 10 minuta në ditë mund të ul ndjeshëm rrezikun e infektimit me COVID-19.

Kërkuesja në fushën e kancerit të lëkurës, Dr Rachel Neale, tha se niveli i ulët i vitaminës D që lëkura prodhon kur ekspozohet në diell, ul imunitetin ndaj virusit.

‘Tani më shumë se kurrë nuk është koha të kemi mangësi në vitamin D,’ tha Dr Neale për The Australian. 

Defiçenca në vitaminën D rrit rrezikun e shfaqjes së simptomave në rast infekitmi me COVID-19 për shkak se kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar.

Vitin e kaluar, Dr Neale zbuloi se suplementimi me vitamin D ul rrezikun e infeksioneve akute respiratore, e cila është pikërisht ajo që po shkakton vdekjet në rastet me COVID-19.

Studimi i saj tregoi se njerëzit me nivel të qëndrueshëm vitamin D kanë 2 herë më pak mundësi të sëmuren dhe të vuajnë prej këtyre infeksioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco