Shoqet e vajzës e nxisin të lërë të dashurin, pasi ai bëri kërkesën e çuditshme…

Shoqet e vajzës e nxisin të lërë të dashurin, pasi ai bëri kërkesën e çuditshme…

15:11, 26/04/2020
A+ Aa A-

Një burrë është kritikuar ashpër pasi i kërkoi të dashurës së tij të paguante çdo natë që flinte në në shtëpinë e tij.

Çifti kishte një vit së bashku dhe gjithçka po shkonte mirë, deri në momentin kur burri bëri pyetjen: ‘A mund të fillosh të paguash 24 dollarë çdo natë që fle nga unë?’

E dashura e tij u mërzit nga kjo pyetje dhe e ndau atë me shoqërinë e saj që e këshilloi ta linte të djalin.

Djali këtë histori të tij e ndau në Reddit, duke shpresuar se do të gjente pak mbështetje. Ai tha se që kur e dashura e tij kishte filluar të kalonte më shumë kohë në apartamentin e tij, qeraja ishte rritur.

Kështu që ai i kërkoi asaj të paguante 24 dollarë për natë, duke shtuar se kjo ishte shumë e leverdisshme për një apartament me qera 1800 dollarë në muaj.

Por burri u kritikua edhe më shumë dhe të gjithë mendonin se e dashura e tij duhet ta linte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco