Veterani që mblodhi 29 milionë paundë për stafin mjekësor merr 100,000 dhurata në pritje të ditëlindjes së 100-të

Veterani që mblodhi 29 milionë paundë për stafin mjekësor merr 100,000 dhurata në pritje të ditëlindjes së 100-të

13:58, 26/04/2020
A+ Aa A-

Veterani, i cili mblodhi 29 milionë paundë për stafin mjekësor britanik duke bërë një maratonë në kopshtin e tij, ka marrë 100,000 kartolina dhe 1000 dhurata para ditëlindjes së tij që është këtë javë.

Kapiten Tom Moore, i cili jeton në Bedfordshire, tha se ishte mahnitur nga dashuria e publikut.

 Vajza e tij më e madhe, Lucy Teixerira tha: “Herën e fundit që i numëruam, dhuratat e babait tim përbëjnë 100,000 kartolina dhe 1000 dhurata që janë lule, çokollata dhe shumë të tjera.”

Bamirësia e kapiten Moore është nxitur dhe nga artisti The Weeknd, i cili jo vetëm e publikoi atë në rrjete sociale por dhe deklaroi se çdo fitim nga shitjet e bluzave disqeve të albumit të tij të ri do të shkojë për bamirësinë e veteranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco