Emetimet e gazeve të dëmshëm bie me 6% gjatë pandemisë, eskpertët: ‘E pamjaftueshme për të ndalur ngrohjen globale’

Emetimet e gazeve të dëmshëm bie me 6% gjatë pandemisë, eskpertët: ‘E pamjaftueshme për të ndalur ngrohjen globale’

14:15, 24/04/2020
A+ Aa A-

Bota ka parë një rënie me 6% në emetimet e gazeve nga efekti serrë gjatë pandemisë së koronavirusit për shkak të karantinës dhe mbylljes së industrive.

Edhe pse nivelet kanë arritur shifra rekord këtë vit, ulja nuk është ende e mjaftueshme për të ndaluar ngrohjen globale, paralajmëron agjencia e motit të Shteteve të Bashkuara.

Ekspertët thonë se kur ekonomia globale të fillojë të marrë veten, emetimet do të kthehen si më parë, duke ndikuar negativisht në mjedis.

Madje ata parashikojnë një rritje të emetimeve të gazërave, për shkak se shumë industri kanë ndaluar prodhimin plotësisht gjatë pandemisë dhe do tu duhet të kompensojnë humbjet duke punuar më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco