Gruaja shpenzon 26,000 paundë për qenin, ndërsa për veten 20 paundë:’Jam e lumtur që jetoj me prindërit’

Gruaja shpenzon 26,000 paundë për qenin, ndërsa për veten 20 paundë:’Jam e lumtur që jetoj me prindërit’

14:13, 10/04/2020
A+ Aa A-

Një grua ka shpenzuar më shumë se 26,000 paundë për të mbushur garderobën luksoze të qenushes së saj dhe e fut atë në dy konkurse që kushtojnë 50 paundë çdo fundjavë.

E gjitha kjo pavarësisht faktit që gruaja jeton me prindërit dhe blen për veten vetëm dy herë në vit.

Amy Sullivan, 23 vjeç, nga Doncaster, i blen qenushes së saj të paktën 8 fustane të qepura me dorë çdo muaj për 50 paundë secili. Për të mos harruar aksesorët që i kushtojnë 1100 paundë.

Por teksa garderoba e qenushes 2 vjeçare është e mbushur me veshje të shtrenjta, Amy shpenzon më pak se 20 paundë në muaj për veten.

Ajo pranon që shpenzon 400 paundë në javë për fustane për qenushen dhe shprehet se nuk ndalon dot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco