Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Takoi demonë dhe kreu 60,000 ekzorcizme, shkruhet libri ‘Djalli ka frikë nga unë’ për priftin e Vatikanit

Takoi demonë dhe kreu 60,000 ekzorcizme, shkruhet libri ‘Djalli ka frikë nga unë’ për priftin e Vatikanit

14:55, 09/04/2020
A+ Aa A-

At Gabriel Amorth ka qënë shefi i ekzorcizmeve në Vatikan dhe si i tillë atij i kërkohej shpesh ndihmë për probleme që në fund zbulohej se ishin shumë më normale e aspak demoniake siç njerëzit pretendonin.

Por gjithsesi ai është i bindur që u përball me një fuqi demoniake në 1997, kur një burrë Italian iu soll në zyrën e tij të konsultave në Romë.

Burri dinte vetëm italisht, por kur e sollën ai fliste në anglishte të pastër. Ati më pas përshkruan një skenë, që duket si e dalë prej filmave horror, ku prifti kryen ekzorcizmin mbi italianin, i cili përpëlitet dhe bërtet.

At Stanzione këmbëngul në vërtetësinë e ndodhisë dhe ka shkruar një libër për të, të titulluar ‘Djalli ka frikë nga unë’. Ky libër përmban detaje mahnitëse për jetën e priftit dhe përfshin dhe ndodhinë e sipërme.

At Gabriel Amorth besohet se ka kryer 60,000 ekzorcizme në një hark kohor prej 30 vitesh dhe shumë prej tyre gjenden në librin e shkruar nga At Stanzione.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco