Heroi i vitit, mësuesi ecën çdo ditë 8 km për tu shpërndarë ushqim nxënësve të tij të izoluar

Heroi i vitit, mësuesi ecën çdo ditë 8 km për tu shpërndarë ushqim nxënësve të tij të izoluar

14:40, 09/04/2020
A+ Aa A-

Zane Powles, mësues ne shkollën fillore Western Primary School, nga Grimsby, Britani, i kalon mëngjeset duke ecur 8 km për tu dërguar drekën nxënësve të tij, të cilët janë në izolim së bashku me familjet e tyre.

Mësuesi, i cili dikur ka qënë në ushtri dhe u emërua mësuesi i vitit në 2019, tha se çdo njeri duhet të bëjë pjesën e tij të detyrës.

Zane shpjegoi se ai dërgon gjysmën e drekave në këmb dhe gjysmën në makinë, duke i lënë ushqimet para dyerëve të nxënëse të tij, për të respektuar kështu rregullat e distancimit social.

Ai thotë se përgjigjia që mori ishte ‘brilane’, pasi nxënësit dhe prindërit e prisnin çdo ditë në dritare për ta përshëndetur dhe falenderuar.

Ai ka marrë gjithashtu pusulla falenderuese nga fëmijët në klasën e tij.

Çdo ditë ai paketon 13 deri në 18 kg ushqim dhe niset për tua shpërndarë ato familjeve të izoluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco